![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/06/20240613-paris-olymipics-iryna-koliadenko-final_sd-800x450.jpg)
Ushtria e Libisë gjatë një operacioni për të rimarrë nga milicët e Khalifa Haftarit, bazën strategjike Al-Watiya ka vrarë të ashtuquajturin komandant Osama Amsek i ngarkuar me detyrën për të mbrojtur bazën.
Në një deklaratë me shkrim nga Zyra për shtyp e operacionit “Burkan Al-Ghadab” që zhvillohet nga ushtria e Libisë, thuhet se njësitë e ushtrisë konfiskuan një mjet ushtarak dhe neutralizuan 10 mjete të tjerë gjatë operacionit për të rimarrë nga milicët e Haftarit bazën ushtarake Watiya.
Gjithashtu në deklaratë thuhet se në operacion është vrarë edhe Osama Amsek, komandanti i milicëve të Haftarit me detyrën për të mbrojtur bazën ajrore ushtarake Al-Watiya.
Ushtria e Libisë, në orët e para të mëngjesit filloi një operacion për të çliruar nga pushtimi i milicëve të Haftarit, liderit të forcave të armatosura jolegjitime, bazën ajrore Al-Watiya e cila është pika më strategjike në perëndim të vendit./AA/
Top Channel