Thyen karantinën dhe kaluan kufirin grek, arrestohen tre shqiptarë teksa mblidhnin bimë medicinale

04/05/2020 20:52

Policia greke ka arrestuar 3  shqiptarë në vendin e quajtur Neostori,në zonën e kufirit shqiptaro-grek në Kostur.

Sipas policisë greke,tre personat e arrestuar,të moshave 33, 29 dhe 28 vjeç, akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë hyrë në mënyrë të jashtëligjshme në brendësi të kufirit grek dhe kanë grumbulluar sasinë prej 94 kg bimë aromatike dhe medicinale, mbledhja e të cilave lejohet vetëm me autorizim të veçantë të autoriteteve helene.

Pasi e kuptuan se u pikasën prej agjentëve që ndodheshin në zonë në kuadër të masave për parandalimin e trafiqeve të drogës dhe klandestinëve në brezin kufitar mes dy vendeve, 3 shtetasit shqiptarë kanë tentuar të rikthehen në brendësi të kufirit tonë, por janë ndaluar në kushtet e flagrancës.

Ata u dërguan në  gjykatën e Kosturit mbasditen e së  hënës. Në masën e sigurisë, tre shtetasit shqiptarë deklaruan se nuk e kishin kuptuar që kishin kaluar në territorin grek, ndërsa u gjetën fajtor  për të tre  akuzat ndaj tyre:

Ajo e kalimit të paligjshëm të kufirit, shkeljen e rregullave të karantimimit prej covid dhe grumbullim të jashtëligjshëm të bimëve medicinale.

Ata u dënuan me burgim te konvertuar në pagese dhe do të lirohen sapo të paguajnë gjobat e vendosura prej gjykatës. Çdo vit në territorin grek, kapen me dhjetëra banorë të zonave kufitare, të cilët hyjnë në territorin grek në malin e Gramozit dhe grumbullojnë bimë medicinale të cilat në vazhdim i shesin në vendin tonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA