Ministrja e Arsimit, Besa Shahini e ftuar në emisionin ‘Top Talk’ me gazetarin Denis Dyrnjaja, ka folur rreth vendimit që më 18 maj maturantët und të kthehen në shkollë për të bërë konsultimet për provimin final.
Për këtë vendimi ministrja Shahini është akuzuar nga kundërshtarët politik duke thënë se po rrezikon jetën e nxënësve. Sot, Shahini është shprehur se vendimi është ndërmarrë në mënyrë që nxënësit të përgatiten sa më mirë për provimin. Ajo ka shtuar se janë marrë masat e nevojshme që të ruhet siguria e nxënësve.
“Vendimi për të rikthyer maturantët u mor që nxënësit të bëjnë përgatitjet për provimi. Kemi marrë masa për ta. Do të ketë maksimumi 10-12 nxënës nëpër klasa i kemi shpërndarë. Me një plan specifik në shkollat e mesme por kemi përdorur edhe shkollat 9-vjeçare. Emrat do t’i kenë në klasë dhe do hyjnë e do dalin sipas protokollove të detajuar për të ruajtur distancën dhe të mos rrezikojnë njëri tjetrin.” tha Shahini.
Top Channel