Foto/ Videot intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja kallëzon në prokurori Adi Hilën për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private Goditet një bazë armatimi që dyshohet se shërbente për furnizimin e grupeve kriminale në Tiranë.
Policia ka sekuestruar 9 armë zjarri(5 automatik, 1 pushkë dhe 3 pistoleta), 1 armë gjahu, silenciator, uniforma dhe pajisje të ngjashme me ato të Policisë, rreth 900 fishekë luftarakë, fitila zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore.
Si pasojë është shpallur në kërkim poseduesi i bazës së armatimit, ndërkohë ka rënë në pranga një 66-vjeçare, (nënë e bir).
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operativo-ligjore, se në fshatin “Picallë” mbahej një bazë armatimi me qëllim shitjen e armëve grupeve kriminale, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Picalla”.
Gjatë operacionit u bë i mundur identifikimi dhe goditja e kësaj baze armatimi. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit O. Q., u gjetën dhe sekuestruan 5 armë zjarri automatike, 1 armë zjarri pushkë, 3 armë zjarri pistoleta, 1 armë gjahu, 1 bajonetë, silenciator, uniforma dhe pajisje të ngjashme me ato të Policisë, si dhe rreth 900 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, fitila zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore.
Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasja M. H., 66 vjeçe, banuese në Tiranë, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi O. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë.
Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertizë, me qëllim verifikimin e përdorimit të tyre në ngjarje kriminale.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel