Dëmet nga tërmeti/ Prezantohet plani i rindërtimit në Krujë, Rama propozim ndryshe për shpronësimet

04/05/2020 16:21

KRUJË- Ditën e sotme është prezantuar plani i rindërtimit për zonën e Krujës, pas dëmeve te mëdha që la pas tërmeti i 26 nëntorit të viti të kaluar. Ky prezantim është bërë gjatë një mbledhje online mes kreu të Qeverisë, Edi Rama, ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, ministres së Kulturës Elva Margariti si dhe drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli.

Zona për ri-zhvillim është parashikuar që të kap një sipërfaqe prej 9.5 ha. Plani synon të krijojë kapacitete të mjaftueshme ndërtimore për akomodimin e bandesave të reja  si dhe rigjenerim urban. sipas projektit është parashikuar që sipërfaqe për rigjenerim urban të jenë 53691 m2, ndërsa sipërfaqja për rindërtim urban është parashikuar të ejtë 46.859 m2.

Kapaciteti i strehimit në zonat që do të rindërtohen është parashikuar për 370 familje ose 1420 banorë. Do të ketë 26 pallate, 730 parkime, 3 ndërtesa kulturore dhe rrugë me një sipërfaqe prej 17.213 m2.

Këto të dhëna janë prezantuar nga ministrja Margariti.

“Zona për rindërtim e Krujës, është 1.5 ha. Zona e rindërtimit ka parë të nevojshëm dhe rigjenerim urban. Në situatën aktuale, ndërtesat që janë dëmtuar, kanë qenë të vjetra. Ato kanë pasur dëmtime të mëdha. Brenda zonës ë rindërtimit sipërfaqja për prishje është rreth 26 mijë metra katrorë. Janë 26 banesa kolektive dhe në zona të tjera, ka 8 banesa. Kemi ndërmarrë dhe një planifikim për ndërtesat publike. Është menduare që pozicionimi i banesave të jetë rreth zonave të gjelbëruara.”, tha Margariti.

Ndërkohë kryeministri Rama gjatë diskutimeve është shprehur: “Plan ambicioz se përveç akomodimit kanë edhe një element plus. Të shërbejë kriza e madhe e tërmeti si një mundësi e madhe për transformim. Nga ndërtimi një hapësirë shumë më të mirë dhe më ta favorshme se ajo që kanë. Edhe për të shmangur shpenzimet e tepërta, edhe ata që të kenë mundësi të fitojnë një pronë të patundshme të vlefshme… nëse nuk duan atëherë të fillojmë me procedurën e zakonshme të shpronësimit”,

“Ofertën e parë të këtyre që janë në të drejtën e tyre, subjekt i marrjes së një pagesë për pronën. Duhet t’ua bëni për një shkëmbim në natyrë. Ata që do të humbasin në objekt apo hapësirë të caktuar, t’u propozohet që të marrim kompensimin nga ndërtimi, një hapësirë të mirë dhe të favorshme. Edhe për të shmangur shpenzimet e tepërta dhe për ata vet që të kenë mundësi që të fitojnë në pasuri të patundshme dinjitoze. Nëse nuk duan, ne do procedojmë me procedurën ligjore të shpronësimit.” tha Rama.

FOTO GALERI
9/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA