Covid-19 në Afrikë… atje ku kura është një çaj bimor!

04/05/2020 13:50

Presidenti i Tanzanisë ka nisur një avion drejt Madagaskarit për të marrë që andej një sasi çaji bimor, që konsiderohet si një kurë për Covid-19, edhe pse Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka paralajmëruar se nuk ka asnjë provë që ta vërtetojë këtë.

Presidenti i Tanzanisë ndërkohë është kritikuar gjerësisht për reagimin ndaj pandemisë së koronavirusit. Ai ka inkurajuar publikun të vazhdojë tubimet në vendet e besimit ndërkohë që pjesa më e madhe e botës ishte vënë nën izolim. Vendi ka 480 raste të konfirmuara të koronavirusit, por presidenti thotë se shifra mund të jetë e ekzagjeruar dhe ka vënë në dyshim besueshmërinë e laboratorit kombëtar.

Edhe disa liderë të tjerë vendesh afrikane, kanë premtuar se do ta importojnë pijen ndërkohë që kjo e fundit është dërguar tashmë edhe në Guinea Bissau e po ashtu edhe në Guinean ekuatoriale. Pija prodhohet nga bima artemisia, nga ku vjen edhe një përbërës i përdorur në një trajtim për malarjen.

OBSH, ndërkohë i ka këshilluar njerëzit të mos i varin shpresat tek vetë mjekimi. Pija është lancuar në treg me emrin Covid Organics dhe është nxjerrë në treg pas testimit mbi më pak se 20 persona në një periudhë tre javore, thanë zyrtarët e madagaskarit për BBC. Në këtë vend, ushtria ia ka shpërndarë pijen banorëve dhe nxënësve në shkolla. Në të gjithë Afrikën në fakt njerëzit po kthejnë sytë nga zgjidhjet lokale për sfidën globale të koronavirusit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA