Putin fal borxhet për luftën/ Presidenti rus josh qytetarët e zhytur në kredi për të luftuar në Ukrainë
24/11 13:22
Spanja duket se po i kthehet dalë ngadalë normalitetit.
Qytetarët dolën nga shtëpitë e tyre të shtunën herët, dhe u lejuan për herë të parë pas shtatë javësh masa shtrënguese kundër përhapjes së Covid-19.
Sipas BBC-së, njerëzit kanë dalë për të shëtitur, vrapuar dhe për të kryer aktivitetet e tyre të përditshme. Megjithatë mbeten ende në fuqi rregullat e distancimit fizik dhe oraret e kufizuara për të shmangur turmat.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Spanjë janë shënuar 276 viktima, duke e çuar në 25,100 numrin total të vdekjeve.
Aktualisht në vend rezultojnë 242,988 të infektuar dhe 142,450 të shëruar. Ju kujtojmë se nga dita e sotme, Spanja nisi lehtësimin e masave kufizuese.
Top Channel