“Nëse nuk do e kishte vrarë koronavirusi sot do bënte 72 vjeç”/ Roberta: Nga 13 marsi vazoja me hirin e tij qëndron në shtëpi

01/05/2020 14:31
Roberta Zaninoni dhe i ati

Në shtëpinë e Roberta Zaninoni-t ka rënë zia që prej 13 marsit. Babai i saj, Giuseppe ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

E reja italiane jeton në Durrës dhe për fat të keq, prej situatës së krijuar dhe masave të ndërmarra, nuk mundet dot të rikthehet në vendlindjen e saj.

Por përpos dhimbjes, Roberta gjen forcën për të rrëfyer makthin e prekjes nga Covid-19 dhe rëndësinë që duhet t’i kushtojë kushdo qëndrimit në shtëpi dhe higjienës.

Sot ajo ka ndarë një mesazh, pasi siç thotë, nëse i ati dop ishte gjallë, do të bënte 72-vjeç.

“Mirëmëngjes të gjithë .. Unë nuk kam shkruar në këtë grup për një kohë të gjatë, por sot është një datë shumë e rëndësishme .. në 1 maj, përveç që është dita e punëtorëve, është ditëlindja e babait tim dhe nëse ai nuk do të kishte vdekur në 13 Mars 2020 nga koronavirusi në spitalin në Alzano Bergamo do të kishte mbushur 72 vjeç.

Ajo që shihni në foto janë hiri i tij. Ende e kemi në shtëpi sepse ende nuk kemi arritur ta bëjmë një varrim siç e meriton. Qiriri mbetet i ndezur çdo ditë dhe çdo mbrëmje dhe bëjmë një lutje për të dhe për të gjithë të vdekurit.

Meqenëse dëshmitë tona janë të rëndësishme dhe tani ekziston një komitet www.noidenunceremo.it që do të jetë në gjendje të na japë një zë së bashku me gjyqësorin, unë do të doja të ritregoj historinë e babait tim. Dhe madje edhe me peticionin kemi arritur 40,000 njerëz. Http://chng.it/ZY84djrQ ju mund të ndihmoni duke e nënshkruar atë“.

FOTO GALERI
4/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA