Fotot/ Çdo ditë përballen me Covid-19, njihuni me disa prej punonjësve të Urgjencës Kombëtare

01/05/2020 16:14

Sot është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Në këtë ditë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, vizitoi ekipin mjekësor që është në vijën e parë të përballjes me COVID-19, në Urgjencën Kombëtare.

Manastirliu i falenderoi për punën e jashtëzakonshme gjatë situatës së emergjencës ndërkohë ka shpërndarë edhe fotot e disa prej tyre në rrjete sociale.

“Urgjenca Kombëtare është një kolonë kyçe në të gjithë sistemin shëndetësor. Keni përballuar me sukses një sfidë të madhe siç ishte sfida e tërmetit ku së bashku me pjesët e tjera të sistemit është bërë një punë e jashtëzakonshme. Dhe keni përballuar dhe po vijoni të përballoni një sfidë akoma më të madhe siç është kjo që po kalojmë. Edhe në ketë situatë Urgjenca Kombëtare vijon të jetë në krye të detyrës”, tha Manastirliu.

FOTO GALERI
15/25

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA