Më shumë se 5000 qytetarë të Brazilit kanë humbur jetën si pasojë e pandemisë së koronavirusit, shifër kjo që kalon edhe atë të Kinës, sipas statistikave zyrtare.

Mbrëmjen e së martës, presidenti i Brazilit, i pyetur nga gazetarët për bilancin e viktimave në 24 orë (474 viktima të martën) habiti me përgjigjen e tij:

“Edhe çfarë? Më vjen keq. Çfarë mund të bëj unë?”

Një përgjigje e tillë nga presidenti Bolsonaro shkaktoi zemërim të madh. Një prej gazetave spanjolle bashkangjiti fjalët e presidentit pranë numri të vdekjeve të Brazil dhe i vendosi në faqe të parë.

“”Bolsonaro nuk është thjesht një politikan i tmerrshëm dhe një president i keq, ai është një qenie njerëzore e përçmuar,” shkroi në twitter Marcelo Freixo.

“Emri im është Mesiah”, u tha Bolsonaro gazetarëve, duke iu referuar emrit të tij të dytë, Mesias. “Por unë nuk mund të bëj mrekulli”, shtoi ai më tej.

Një valë zemërimi shpërtheu në media sociale nga shumë figura të njohura për fjalët e pavend të presidentit.

Një tjetër kritik i mbivendosi fjalët e Bolsonaro në një fotografi të varreve, në të cilat depozitohen një numër i trupave brazilianë çdo ditë.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA