Mes tyre një 14-vjeçar/ Rritet bilanci i viktimave nga Covid-19 në Britani, për herë të parë përfshihen vdekjet në shtëpitë e kujdesit social

29/04/2020 18:59

Për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë covid-19, Britania e Madhe ka përfshirë në bilancin e 24-orëve edhe vdekjet e shkaktuara nga virusi në shtëpitë  e përkujdesit social.

Gjatë 24-orëve të fundit Britania ka shënuar 601 viktima të reja nga COVID-19 teksa totali ka shkuar në 26.097. Vdekjet e fundit përfshinë një 14-vjeçar në Angli i cili nuk kishte probleme të tjera  shëndetësore.

Shëndeti Publik në Angli (PHE), e cila njoftoi shifrat në Mbretërinë e Bashkuar, tha se numri i përgjithshëm i vdekjeve ishte rreth 17% më i lartë se sa treguan të dhënat e mëparshme.

Metoda e re e raportimit të vdekjeve përfshin edhe 3,811 viktima që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit, rreth 70% e të cilave ishin “jashtë ambienteve spitalore”.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA