Shumë po flitet në mediat e huaja për “misterin që qëndron pas niveleve të ulëta të vdekshmërisë në Indi ” nga Covid 19.
Dikush përmend “përjashtimin indian, pasi niveli i vdekjeve në qytetet kryesore indiane është më i ulët në krahasim me pikat e nxehta globale të koronavirusit”. Gati dy muaj pas rastit të parë të regjistruar, infeksionet në vendin e dytë më të populluar në botë ( 1,353 miliardë banorë) janë 27,000 dhe vdekjet 800. Një mënyrë për të kuptuar shkallën e vdekjeve është të gjurmohet sa ditë duhen që vdekjet totale të dyfishohen. Në Indi, kjo ndodh aktualisht në nëntë ditë – ka pasur 825 vdekje të konfirmuara në 25 prill dhe gjysma e tyre në 16 prill.
Ekspertët thonë se ky është një lajm i mirë. Koha e dyfishimit të vdekjeve në New York në të njëjtën fazë të pandemisë ishte vetëm dy ose tre ditë, thonë ata. Shumë profesionistë dhe mjekë të shëndetit publik thonë se izolimi i rreptë i Indisë, i cili zgjati më shumë se një muaj, mund të kishte mbajtur nën kontroll infeksionin dhe vdekjet. Revista mjekësore Lancet thotë se “bllokimi tashmë e ka dhënë efektin e dëshiruar të rrafshimit të kurbës së epidemisë”.
Të tjerë besojnë se popullsia kryesisht e re e Indisë po ndihmon që numri I vdekjeve të mbahet i ulët – të moshuarit kanë një rrezik me të larte prej vdekjes nga ky infeksion. Të tjerë flasin për mundësinë e pranisë së një shtami më pak virulent në Indi apo dhe shanseve që moti i saj i nxehtë të ketë ndikuar në zvogëlimin e përhapjes së sëmundjes. Megjithatë, disa mjekë vendas e kanë hedhur poshtë raportin e parë duke pretenduar se virusi në Indi është po aq ngjitës sa në shtete të tjera. Kritikët mendojnë se thjesht nuk po bëhen testime të mjaftueshme.
“Nëse do të testonim më shumë, do ta dinim përgjigjen”, tha mjeku Siddhartha Mukherjee. Mundësia tjetër është që India të jetë duke I “humbur” vdekjet nga Covid 19. Rreth 80% e vdekjeve në këtë vend ende ndodhin në shtëpi, e kjo përfshin edhe vdekjet nga infeksionet si malaria apo pneumonia. Ndërkohë që bilanci I jetëve të humbura nga koroanvirusi, raportohet shpesh nga spitalet.
Top Channel