Mjeku i njohur Pëllumb Pipero është i ftuar në emisionin Open ku ka folur se si është situata në infektiv momentalisht.

Ai u shpreh se situata është normalizuar shumë dhe se rastet që paraqiten për tu shtruar janë ulur shumë.

Pipero:

Situata në infektiv është e qetë aktualisht, kemi rreth 30 të sëmur nga të cilët shtatë janë në terapi intensive por në gjendje të stabilizuar megjithëse do thoja në gjendje relativisht kritike.

Kujdesi i mjekëve është maksimal.

Ajo që është e rëndësishme ta theksoj është se nëse para disa javësh kishin 7-8 persona që shtroheshin në ditë në spital, tani kemi 2-3 që do të thotë se pandemia në vendin tonë është e butë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA