Serial-killer i mundshëm në Barcelonë, katër të pastrehë vriten me sende të forta

28/04/2020 20:56

Policia në Barcelonë thotë se është në kërkim të një “vrasësi serial” që del për të kërkuar gjak në rrugët e qytetit, e që mund të ketë vrarë katër njerëz të pastrehë brenda disa javëve.

Katër viktimat ishin goditur brutalisht për vdekje me një çekiç ose levë hekuri në zonën Eixample të kryeqytetit katalan.

Viktima e fundit ishte vrarë vetëm dje me një send të metaltë, 200 metra larg katedrales së famshme të Gaudi, La Sagrada Familia.

Policia trembet se një vrasës serial është lirshëm në qytete, teksa në një nga denoncimet, një kalimtar ngrinte alarmin se “një burrë po goditet për vdekje.”

Një 35-vjeçar brazilian është arrestuar për sulmin e fundit, raporton gazeta vendase La Vanguardia dhe hetuesit po kërkojnë të zbulojnë nëse vrasja është e lidhur me tre ngjarjet e tjera ku viktimat u gjetën me plagë brutale në kokë.

Policia tha se e kishin identifikuar të dyshuarin me anë të përshkrimeve të dëshmitarëve dhe pamjeve të kameravetë sigurisë. Ai jetonte rreth 10 milje larg zonave ku u gjetën viktimat.

Vdekja e parë ndodhi në 19 mars kur një burrë i pastrehë u vra teksa strehohej në derën e një supermarketi të mbyllur.

E dyta ndodhi rreth një muaj më vonë më 16 prill, në hyrjen e sallën Auditorium Municipal, ku i dyshuari ishtë parë në kamerat e sigurisë. E treta ndodhi më 18 prill dhe e katërta dje.

Ashtu si qytete të tjera spanjolle dhe Barcelona ka ngritur streha të posaçme për të pastrehët, por disa kanë vazhduar të jetojnë në rrugë.

FOTO GALERI
2/3
Viktima e fundit ishte vrarë vetëm dje me një send të metaltë, 200 metra larg katedrales së famshme La Sagrada Familia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA