Pamje të tmerrshme/ Kohë koronavirusi, të burgosurit në El Salvador zhvishen dhe lihen pranë njëri-tjetrit

28/04/2020 08:34

Publikimi i disa fotografive shokuese ku disa të burgosur të El Salvadorit, anëtarë bandash shfaqen ngjitur me njëri-tjetrin, në këtë periudhë pandemie ka shkaktuar zemërim të grupeve të drejtave të njeriut.

Të burgosurit shfaqen në fotografi me të brendshme e keqtrajtohen nga drejtuesit e burgut. Imazhet e publikuara të hënën në llogarinë në “Twitter” të presidentit të El Salvador Naiyb Bukele, bien ndesh me masat e marra së fundmi në lidhje me pandeminë e Covid-19, si dhe me respektimin e masave ndaj virusit vrasës, raportojnë mediat e huaja.

Bukele ka dhënë urdhëra të ashpra ndaj banditëve të dyshuar, duke përdorur shpesh edhe dhunën policore ndaj tyre.

Jose Miguel Vivanco, drejtor ekzekutiv i të Drejtave të Njeriut për Amerikën tha për Reuters se është detyrë e institucioneve të vendit, që El Salvadori të mos jetë një tjetër diktaturë në rruzull. V

Po këshu, drejtoresha e Amnesty International për Amerikën, Erika Guevara, tha se situata është shqetësuese.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA