Ministri i Koresë së Jugut: Kim është shumë mirë, ai thjesht po përpiqet të shmangë koronavirusin

28/04/2020 10:54

Ministri i  Seulit Kim Yeon-chul u përgjigj në një seancë në parlament se “qeveria e di se ku ndodhet Kim Jong-un”.

Kim Jong Un mund të ketë humbur një festë kryesore në 15 Prill për shkak të shqetësimeve për koronavirusin, jo sepse është i sëmurë, tha të martën ministri i Koresë së Jugut për çështjet e Koresë së Veriut.

Mungesa e liderit të Koresë së Veriut Kim nga ceremonitë publike në përvjetorin e lindjes së gjyshit të tij dhe themeluesit të vendit, Kim Il Sung, ishte e paparë, dhe ai nuk është parë në publik që nga ajo kohë. Kjo ka çuar në spekulime për shëndetin e tij.

Zyrtarët e Koresë së Jugut theksojnë se ata nuk kanë zbuluar asnjë lëvizje të pazakontë në Korenë e Veriut dhe kanë paralajmëruar kundër raporteve se Kim mund të jetë i sëmurë.

Koreja e Veriut ka thënë se nuk ka raste të konfirmuara të koronavirusit, por duke marrë parasysh faktin se vendi ka ndërmarrë hapa të rreptë për të izoluar një shpërthim të mundshëm, mungesa e Kim nga ceremonitë është veçanërisht e pazakontë.

“Është e vërtetë se ai kurrë nuk e kishte humbur përvjetorin për ditëlindjen e Kim Il Sung që kur mori pushtetin, por shumë ngjarje përvjetori, duke përfshirë festime dhe një banket, ishin anuluar për shkak të shqetësimeve të koronavirusit,” tha Kim Yeon-chul në një seancë parlamentare.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel