Brutalitet në Londër, vëllai 3 vjeç e motra më e vogël vriten më thikë, babai lufton me jetën në spital

28/04/2020 21:23

Një vajzë një-vjeçare, vëllai i saj tre-vjeçar dhe babai i tyre Nithin Kumar, 40 vjeç, u gjetën të goditur me thika në shtëpinë e tyre Ilford, në lindje të Londrës.

Kjo është dhe foto e parë e motrës dhe vëllait tragjik që vdiqën në sulmin makabër të së dielës në shtëpinë e tyre.
Babai i tyre Kumar, është në gjendje kritike në spital.

Policia londineze tha se nuk po kërkojnë persona të tjerë në lidhje me krimin, që do të thotë se ata besojnë se akti është kryer nga babai.
Vajza e vogël vdiq në shtëpi kurse i vëllai pasi u dërgua në spital.

Kumar, familja e të cilit është me origjinë nga Sri Lanka, kishte mbaruar punën në një dyqan furnizimesh CVS në Ilford, në ora 16.00 ditën e tragjedisë, dhe ishte kthyer në shtëpi, tha shefi i tij Shanmugatha Thevadurai.

Ai shtoi se Kumar ishte “shumë i turpshëm” i ndershëm dhe i sjellshëm me klientët në dyqan.

Thevadurai tha se nganjëherë pinte kafe me Kumar prapa banakut dhe ai fliste në telefon me të shoqen duke e pyetur se si janë fëmijët.

“E shikoja nganjëherë me fëmijët. Ai nuk fliste për familjen apo jetën familjare në punë. U shokova kur mësova çfarë ndodhi”.

Fqinjët përshkruanin skena traumatike kur nëna e fëmijëve kishte dalë nga shtëpia duke thërritur “Më ndihmoni!” pasi fëmijët ishin qëlluar.

Policia po heton për motivin e ngjarjes.

FOTO GALERI
3/6
Policia ruan hyrjen e shtepise se familjes ku ndodhi tragjedia

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA