Prej shumë vitesh, thashethemet për “Vajzën e Moçalit” gëlonin në Barkli Kov, një qytezë e qetë në bregun e Karolinës së Veriut.

 

Nga fundi i vitit 1969, kur djali i pashëm Çejs Endrus gjendet i vdekur, banorët dyshojnë menjëherë te Kaja Klarku, e ashtuquajtura Vajza e Moçalit. Po Kaja nuk është ashtu si e përfytyrojnë ata.

E ndjeshme dhe inteligjente, ajo ka mbijetuar prej vitesh e vetme në moçal, të cilin e quan shtëpi, duke zënë miqësi me pulëbardhat dhe duke mësuar nga natyra.

Po vjen një kohë kur ajo ka ëndje të dashurojë dhe të dashurohet. Dy djem të rinj nga qyteza intrigohen prej bukurisë së saj të egër dhe Kaja hapet ndaj një jete të re – derisa ndodh e paimagjinueshmja.

Përmes historisë së Kajës, Delia Owens na kujton që fëmijëria formëson të ardhmen tonë dhe që të gjithë ne i nënshtrohemi sekreteve të bukura dhe të dhunshme të natyrës. Cila është historia misterioze e dashurisë së Kajës? Përse ajo ngjall dyshime të ketë kryer një ngjarje kaq të rëndë? Ndiqni rubrikën e së dielës mbrëma Vitrina e Librit për më tej në top-channel.tv.

DETAJET E LIBRIT

  • Shtëpia Botuese: Dritan 2002 (2020)
  • Botuar në: 2020
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • Përkthyer: Manushaqe Bako
  • ISBN-13: 978 9928 184 67 2
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 390

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA