Jo vetëm Kina! Ky shtet ende tregton qen, mace dhe lakuriqë nate, nëpër tregje

27/04/2020 20:18

Qen, mace dhe lloje të tjera kafshësh vijojnë të shiten në një prej tregjeve më të famshme të mishit në veri të Indonezisë.

“Tomohon Extreme Market” është tregu ku mund të gjesh lloje të ndryshme kafshësh, të cilat shikohen si burime të mundshme infeksioni, për shkak të trajtimit që i bëhet. Muajt e fundit, shkencëtarët janë shprehur se nga një treg i këtij lloji, shpërtheu koronavirusi, në Wuhan të Kinës.

Tregtari i lakuriqëve të natës, Stenly Timbuleng, i cili operon në “Tomohon” të Indonezisë, u shpreh se: “shes 50-60 lakuriqë nate në ditë, siç kam bërë gjithmonë. Madje në ditë festash, shes edhe 600 lakuriqë”.

Ndërkaq, themeluesja e PETA (Institucioni për Trajtimin Etik të Kafshëve), Ingrid Newkrik, shprehet se ky treg duhet të mbyllet, për të shmangur rrezikun e një tjetër pandemie: “pandemia e radhës po pret të shpërthejë, nëse ne vazhdojmë të grumbullojmë në të njëjtin vend kafshë të keqtrajtuara dhe të sëmura.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA