Përfshihet nga flakët një nga rafineritë më të mëdha në Indi, zjarri nisi pas një pas një shpërthimi të fortë
Një doktoreshë ruse ka rënë në mënyrë të mistershme nga kati i gjashtë duke gjetur vdekjen, pasi ishte akuzuar se dështoi në ndalimin e epidemisë, në Zvyozdny Gorodok pranë Moskës, qyteza ku stërviten kozmonautët.
Deri tani vdekja e Natalya Lebedeva është klasifikuar si vetëvrasje.
Ngjarja vjen pasi më herët Dr Yelena Nepomnyashchaya ra nga dritarja e një spitali në Krasnoyarsk, pasi ishte ankuar për mangësi në materilet personale mbrojtëse ndaj koronavirusit.
Lebedeva ka qenë e përfshirë në trajtimin e ‘pacientit zero’ të qytetit, një nga stërvitësit më të njohur të kozmonautëve rusë.
Lebedeva po merrte trajtim në Moskë për koronavirusin, kur ra nga kati i gjashtë i Agjencisë Federale Biomjekësore.
Ajo drejtonte më parë njësinë e emergjencës në qendrën Zvyozdny Gorodok dhe pas infektimit besohej se kishte infektuar disa të tjerë mes stafit mjekësor.
Kolegët e saj thonin se doktoresha ishte përballur me akuza për mangësi në veprim nga eprorët e saj, në lidhje me infektimet e reja.
Nuk është e qartë nëse stërvitësi i kozmonautëve kishte pasur kontakt me astroautë të huaj që vinin në qendrën hapësinore të qytetit. Aty ishte stërvitur një grup ruso-amerikan astronautësh, para se të niseshin në hapësirë më 24 mars.
Vdekja e Lebedeva vjen pasi një tjetër doktoreshë ra nga dritaja e spitalit në Krasnoyarsk. Ajo mbijetoi dhe po trajtohet në spitalin e Krasnoyarsk.
Top Channel