Doktoresha e dytë ruse bie nga lartësia, pas ankesave për përballjen me koronavirusin

27/04/2020 17:17

Një doktoreshë ruse ka rënë në mënyrë të mistershme nga kati i gjashtë duke gjetur vdekjen, pasi ishte akuzuar se dështoi në ndalimin e epidemisë, në Zvyozdny Gorodok pranë Moskës, qyteza ku stërviten kozmonautët.

Deri tani vdekja e Natalya Lebedeva është klasifikuar si vetëvrasje.

Ngjarja vjen pasi më herët Dr Yelena Nepomnyashchaya ra nga dritarja e një spitali në Krasnoyarsk, pasi ishte ankuar për mangësi në materilet personale mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Lebedeva ka qenë e përfshirë në trajtimin e ‘pacientit zero’ të qytetit, një nga stërvitësit më të njohur të kozmonautëve rusë.

Lebedeva po merrte trajtim në Moskë për koronavirusin, kur ra nga kati i gjashtë i Agjencisë Federale Biomjekësore.
Ajo drejtonte më parë njësinë e emergjencës në qendrën Zvyozdny Gorodok dhe pas infektimit besohej se kishte infektuar disa të tjerë mes stafit mjekësor.

Kolegët e saj thonin se doktoresha ishte përballur me akuza për mangësi në veprim nga eprorët e saj, në lidhje me infektimet e reja.

Nuk është e qartë nëse stërvitësi i kozmonautëve kishte pasur kontakt me astroautë të huaj që vinin në qendrën hapësinore të qytetit. Aty ishte stërvitur një grup ruso-amerikan astronautësh, para se të niseshin në hapësirë më 24 mars.
Vdekja e Lebedeva vjen pasi një tjetër doktoreshë ra nga dritaja e spitalit në Krasnoyarsk. Ajo mbijetoi dhe po trajtohet në spitalin e Krasnoyarsk.

FOTO GALERI
2/3
Aty ishte stërvitur një grup ruso-amerikan astronautësh, para se të niseshin në hapësirë më 24 mars.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA