Rruga për në Ndroq, tanimë është harruar. Dikur e shtrirë përgjatë një zone të gjelbëruar, u dha zhvillim dhe fshatrave pranë saj duke tregëtuar dhe më lehtë banorët prodhimet e tyre.
Cilat janë rrënjët e Ndroqit? Po nonjanët si jetojnë sot?
Një udhëtim interesant, i cili fillon nga “Ura e Zajes” siç e quajnë nonjakët, për të shkuar tek shtëpia e parë aty dhe kuptuar se modeli vërtet i gruas shqiptare është pikërisht gruaja e fshatit. E cila nuk i ka thënë kurrë “JO” punës, pa e hequr nga dora kazmën, lopatën e sëpatën.
Cilat janë rrënjët e Ndroqit dhe çfarë thonë banorët e tjerë?
Një shekull më parë Ndroqi kishte dhjetëra furra buke, mullinjë vaji, hane dhe dyqane mjeshtërie. Një vend i tillë nuk mund të lihet në harresë. Çfarë duhet të bëjmë sot për të? Si mund të bëhet i vizitueshëm kur autostrada e ka penalizuar Ndroqin dhe ata pak që shkojnë, hanë veç një drekë e ikin?
Në fokus të Ilnisa Agollit, në Fshatrat e Shqipërisë kësaj here do të jetë dhe Kalaja e Ndroqit, në gjurmët historike të saj. Përse e humbi rëndësinë kjo Kala? Përse askush nuk interesohet për të?
Ka ardhur koha që të gjithë t’i kthejnë sytë nga Ndroqi. E vetmja gjë që nuk mohohet është historia. Historia e Shqipërisë!
Për më shumë ndiqni videon e plotë:
Top Channel