Nertila Koka intrerpretimin e saj të parë në muzikë e realizoi në moshën 17-vjeçare në koncertin e pranverës. Ajo ka luajtur dhe në disa filma si “Telefoni i një mëngjesi (1987)” “Duaje emrin tënd (1984)”Apasionata (1983)”. Në dhjetor të vitit 1984, Gezim Cela dhe Nertila Koka marrin pjesë në Festivali i 23-të me këngën “Cel Si Gonxhe Dashuria”, këngë e cila u shpall fituese e festivalit të 23-të.
Në mbrëmjen e ndarjes së çimeve ajo kujton që si këngëtare e re nuk iu lejua të kishte 2 bileta për prindërit. Në Mars të vitit 1986, Nertila Koka merr pjesë në Kur Vjen Pranvera me këngët “Mes Njerëzve Zemërmirë” dhe “Nje Lule Pranvere”. Në Dhjetor 1990, David Tukiqi & Nertila Koka marrin pjesë në Festivali i 29-të në RTSH me këngën “Sagapo – Te Dua” një nga këngët që u bë hit në atë kohë dhe që është kënduar edhe nga disa këngëtare të tjerë në versione të ripërpunuara. Disa prej këngëve të saja janë shoqëruar edhe me videoklipe. Nertila Koka është cilësuar edhe si një ndër artistet më të bukura shqiptare.
Kur Nertila Koka këndonte në ato vite shumë prindër u vendosën emrin e saj foshnjave femra të lindura në ato vite. Këngëtarja u shkëput nga skena pas vitit 1991 dhe prej vitesh jeton në Suedi me familjen. Për publikun dhe dashamirësit e saj shqiptarë Nertila Koka kohët e fundit është prezente jo në muzikë, por si një vlogger-e gatimi me anë një kanali në Youtube. Në emisonin “Diaspora” ajo ka rrëfyer disa kujtime në muzikë si dhe jetën e saj në Suedi.
Top Channel