Komentet e pronarit të Manchester United për emigrantët ndezin polemika në Britani, Starmer kërkon falje publike
Një viç me dy koka ka lindur në një fermë në SHBA. Ky fenomen ka tronditur të gjithë fermerët e zonës, të cilët nuk kishin parë një gjë të tillë prej së paku 5 brezash.
Scott Kolousek nga Wessington, i SHBA-ve, ishte në pritje të lindjes së lopës së tij. Kur erdhi momenti, koka dhe këmbët e viçit dolën jashtë, e gjitha dukej krejt normale, por kur viçi doli plotësisht, të pranishmit u shokuan nga ajo që panë.
“Ne nuk e dinim që viçi ishte i pazakontë, derisa veterineri na lajmëroi i shokuar, që ai kishte lindur me dy koka. Ne kurrë nuk e kemi hasur në të kaluarën diçka të tillë. Në fermën tonë lindin rreth 800 viça çdo vit dhe e kemi bërë këtë ndër breza. Burri im është brezi i pestë në këtë fermë”, u shpreh Amber, gruaja e Scott.
“Ishte e mundur që viçi të mbijetonte disa ditë, por e dinim që në fillim që ai nuk do të jetonte shumë gjatë dhe ngordhi”, shtoi më tej Amber.
Top Channel