SHBA nis sulme të reja ndaj objektivave ushtarake në Iran, hyn në fuqi bllokada detare
Franca vazhdon të ketë një numër të lartë rastesh të reja me koronavirus. Në 24 orët e fundit në Francë janë shënuar 2 mijë e 887 raste të reja duke e çuar në total numrin e rasteve në 187 mijë e 708.
Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Jerome Salomon, në një konferencë për media tha se 28.658 pacientë po trajtohen në spitale, përfshirë 4.870 në njësitë e kujdesit intensiv, duke shtuar se sot për të 16-tën ditë ka vazhduar të bie numri i të pacientëve në kujdes intensiv.
Ai njoftoi se në 24 orët e kaluara, 1.464 persona janë shëruar, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen ka shkuar në 43.493. Salomon njoftoi se në 24 orët e fundit jetën kanë humbur 389 persona në spitale dhe shtëpitë e kujdesit për të moshuar, me çka numri i viktimave ka shkuar në 22.245, ndërsa prej tyre, 8.393 janë persona që kanë ndërruar jetë në shtëpitë e kujdesit.
Salomon tha se çdo ditë në Francë po kryhen nga 40 mijë teste. Franca është vendi i katërt në botë me më së shumti viktima nga virusi.
Top Channel