“Thaçi do kryeministër të dobët”/ Kurti komenton kandidaturën e LDK për qeverinë e re

24/04/2020 15:26

Për pak ditë pritet ta zë vendin e tij, por Albin Kurti nuk ka aspak fjalë të mira për Avdullah Hotin, përkundër se vetë pranoi ta ketë në krah të djathtë si zëvendëskryeministër.

Kurti u ankua se Hoti ishte destruktiv dhe se po bie në pozitën e kryeministrit me ndihmën e Presidentit, që sipas tij dëshiron një kryeministër të dobët.

E analisti, Vigan Qorolli thotë se Hoti përkundër se nuk është në mesin e personave më të votuar, arriti këtë pozitë pasi ishte në krah të kryetarit të partisë, Isa Mustafa tërë kohën.

Madje, Qorolli nuk beson se Qeveria e udhëhequr nga LDK-ja në bashkëpunim me AAK-në, Nismën e pakicat do kenë përkrahjen e 2/3 të deputeteve për miratimin e marrëveshjes finale me Serbinë.

Presidenti ia kaloj mundësin LDK-së për krijimin e Qeverisë, përkundër se partia e parë Vetëvendosje nuk i dha përgjigje pas 5 kërkesave të presidentit për pranimin apo refuzimin e mundësisë për krijimin e Qeverisë.

Top Channel