Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se do të ketë pagë dhe për punonjësit e Ballshit.
“Kemi vendosur t’i japim nga paketa edhe punonjësve të Ballshit. Ajo në fakt është një situatë private e ngatërruar në një kategori biznesi shumë të ndërlikuar, por atyre do t’i japim një pagë nga paketa e zgjeruar dhe po studiojmë kategorinë e familjeve që nuk kanë përfituar për shkak të pikëzimit si familje me ndihmë ekonomike.
Duke përjashtuar ata që kanë mashtruar me të dhënat. Të tjerët do të përpiqemi t’u vijmë në ndihmë. Do ta shtojmë edhe një bllok tjetër familjesh. Ju që keni me vite pa punë nuk do të merrni pagë nga këto që po diskutojmë, se nuk është bërë deti kos. Do të adresojmë ata që janë me ndihmë ekonomike dhe situatë të vështirë dhe nuk e kanë fituar ndihmën” tha Rama.
Ndërkohë Rama dha dhe shifrat se sa personave u kanë kaluar lekët në kontot e tyre bankare deri më tani:
“54243 pagesa nga paketa e parë janë në kontot e personave. Që do thotë se në transhin e dytë apo të tjerë, ne nuk do i heqim transhet pavarësisht se do të rikthehen në punë. Nga paketa e dytë sot, tani që flasim janë 49122 persona i kanë paratë në bankë dhe do të shkojë në 176 mijë pak a shumë. Në total jemi te 250-260 mijë persona që janë paguar dhe do të paguhen. Dëgjoj këta të Balona Tabakes që flasin, me aritmetikën e tyre Shqipëria na shkon se ka nja 5 mln banorë” tha Rama.
Top Channel