Teksa vendi akuzohet për përhapje të pandemisë Covid-19 dhe fshehje të krizës, Kina i është nënshtruar një plani dhe strategjie origjinale sa i takon përballjes me virusin.
Masat e ndërmarra që nga shpërthimi i koronavirusit në janar në Wuhan duket se kanë funksionuar duke lejuar njerëzit t’i rikthehehn gradualisht jetës, ndërkohë që numri i vdekejve dhe rasteve të reja të infektimit sa vjen e është më i ulët.
Por si u përball Kina me koronavirusin?
Kur virusi u përhap në Wuhan në fillim të vitit, qyteti u përpoq t’i shndërronte sallat sportive, palestrat dhe hapësirat e tjera të mëdha publike në “karantina” për të infektuarit me Covid-19. Ideja ishte që edhe njerëzit me simptoma të buta të largoheshin nga popullata e përgjithshme krejtësisht. Kërkimet e publikuara në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane tregojnë se virusi përhapej fillimisht me intensitet të lartë në Wuhan në javën e parë të shpërthimit, por ra në mënyrë dramatike kur “karantinimi qendror” u prezantua në 2 shkurt.
Karantinimi i tillë qendror, pra izolimi i personave potencialisht të infektuar, përveç karantinimit në shtëpi, mund të jetë një strategji efektive për zvogëlimin e përhapjes edhe në vendet e tjera. Duhet përmendur fakti se Kina nuk përjashtoi as hotelet apo rezortet për të mundësuar izolimin e njerëzve, duke mbajtur kështu në formë shëndetin e tyre mendor.
Termometër pistoletë për të kontrolluar ethet
“Të armatosur” me termometra infra të kuqe, punonjësit e shëndetit kinez matën rregullisht temperaturat e njerëzve. Kontrollet e tilla, të cilat përdoren në të gjithë botën, ndihmojnë mjekët të identifikojnë se ku ndodhen infeksionet dhe të izolojnë pacientët me koronavirus para se ta përhapin te të tjerët.
Top Channel