Bashkia Krujë dhe Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur punën për prishjen e 8 godinave të para publike, të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Pas përfundimit të analizës së thelluar inxhinjerike, Instituti i Ndërtimit vendosi që 8 godinat ku ofrohen shërbime publike duhet të rindërtohen nga e para.

Bëhet fjalë për Shkollën 9- vjeçare në Budull, Derven, Nuajë dhe Mukje, qendrat shëndetësore në Bubq dhe Borizanë, një godinë e arsimit parashkollor në Krujë, si edhe godina e administratës së Spitalit të Krujës.

Sipas Z. Shuli, Kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit për Bashkinë Krujë kjo fazë do përfundojë më 28 Prill dhe jemi në pritje të analizave të thelluara inxhinjerike për të gjitha godinat me nivel dëmi DS4 dhe DS5.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA