Lakër e bardhë, lakër e kuqe dhe karrota, një kombinim perfekt në një sallatë fantastike, super të shijshme e mbi të gjitha të pasur me vlera shëndetësore. Kjo është ndër sallatat tipike shqiptare, e përgatitur prej dekadash nga nënat e gjyshet shqiptare. E lehtë, plot shije dhe fantastike për të shoqëruar gatime të ndryshme tradicionale ose jo në vaktet e drekës. Por sigurisht, sallata tri ngjyrëshe e njohur si tri kolor është e shkëlqyer edhe për t’u konsumuar për një vakt të lehtë darke. Plotësimi i tre përbërësve kryesorë të kësaj sallate me vaj ulliri, lëng limoni, piper e majdanoz e shndërron atë në një pjatë të preferuar për shijen.

Kjo sallatë është fantastike në shoqërimin e gjellëve të ndryshme, mishrave por edhe të tjera gatimeve të kuzhinës shqiptare. Jo vetëm shija por mbi të gjitha vlerat ushqyese të saj janë fantastike për organizmin. Të dyja lakrat, si e kuqja dhe e bardha janë të mira për shëndetin. Ato janë të pasura me antioksidantë, vitamin C, A dhe K. Gjithashtu ato janë të pasura me hekur duke i ofruar organizmit më të mirat vlera të natyrës. Nga ana tjetër, vlerat shëndetësore dhe ushqimore të karrotës janë fantastike duke nisur që nga ulja e kolesterolit deri tek parandalimi i humbjes së kujtesës.

Përgatitja Krejt Lehtë
Përbërësit
(Sasia e përbërësve përzgjidhet sipas preferencës)
Çerek lakër e bardhë mesatare
Çerek lakër e kuqe mesatare
3 karrota mesatare
Kripë
Piper
Vaj ulliri
Lëng Limoni
Majdanoz
Uthull (sipas dëshirës)

Përgatitja
I pastrojmë mirë lakrat dhe karrotat dhe më pas i grijmë hollë përmes një thike të mprehtë. I hedhim në një tas të madh prej qelqi. U hedhim kripë dhe piper dhe i shtypim pak me duar në mënyrë që fortësia e tyre të zbutet. Më pas, i marinojmë me vaj ulliri dhe lëng limoni. Sipas preferencës mund të shtoni edhe pak uthull. Në fund sallatës i shtohet pak majdanoz i grirë hollë./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA