Dhjetëra bosë të mafias mund të lirohen nga burgjet në Itali për shkak të rrezikut nga infektimi me Covid 19, pasi gjykatësit italianë kanë liruar tashmë të paktën tre bosë të mafies të moshuar, duke i vënë ata në arrest shtëpie.

E përditshmja l’espresso, raporton se një gjykatës në Milano ka urdhëruar lirimin e një prej bosëve më me ndikim të Cosa Nostra, Francesko Bonura, 78 vjec, që po kryente dënimin me 23 vite burg. Kushtet e lirimit të Bonuras, në arrest shtëpie, e lejojnë atë të lëvizë për takime të lidhura me shëndetin. Javët e fundit, gjykatësit po ashtu raportuan lirimin nga burgu të vincenzino Innazzo, 65 vjec dhe Rocco Santo Filippone, 72 vjec, të dy, bosë të supozuar të Ndraghetës.

Gjykatësit druajnë se infektimi me Covid 19 mund të jetë vdekjeprurës për Filipponen që vuan nga sëmundje serioze kardivaskulare. Për shumëkënd, kjo është një situatë shumë alarmante. Në Itali, ka pothuajse 12 mijë anëtarë të organizatave kriminale në burg. Pjesëtarë të policisë së burgjeve kanë filluar të raportojnë për të burgosur që përqafojnë njëri tjetrit me qëllim që të rrisin mundësinë e marrjes së virusit dhe kështu të dalin nga burgu. Aktualisht janë 74 bosë të mafias mbi moshën 70 vjeç, me kushte serioze shëndetësore, për të cilët, autoritetet mund të pezullojnë dënimin. Mes tyre edhe bosi i bosëve Nitto Santapaola, 81 vjeç.

FOTO GALERI
2/4
Nitto Santapaola

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA