Nëna xhirafë përpiqet më kot të shpëtojë këlyshin nga luanesha, nuk ndalon dot predatorin t’i marrë të sapolindurin

23/04/2020 17:05

Disa foto dramatike tregojnë momentet kur një xhirafë përpiqet më kot të mbrojë këlyshin e saj disa-ditësh nga një luaneshë.

Nëna dhe bebja xhirafë u ndoqën nga predatori i paepur, që i kërceu bebes duke e kapur në qafë, në parkun kombëtar të Maasai Mara në Kenia.
Në imazhe tregohen tentativat e dëshpëruara të nënës për të larguar sulmuesin, duke qëlluar me këmbët e parme. Por tragjikisht bebja e saj pësoi një fund të trishtë teksa luanesha e vrau prenë dhe e mori me vete në bimësinë e savanës për ta ngrënë.
Bebja e vogël, 2 metra e gjatë nuk kishte shumë shanse mbijetese me bishën muskuloze.
Skenat u kapën nga fotografi amator Srikanth Santhinathan, nga India.
“Pas sulmit makabër, nëna xhirafë u largua kurse luanesha mori beben xhirafë dhe u ul rreth njëzet minuta për ta ngrënë”, tha ai.
Këlyshët e xhirafës kanë shanse mbijetese prej rreth 50 përqind në gjashtë muajt e parë të jetës, por më vonë vetëm luanë shumë të guximshëm i sulmojnë.
Qafa e gjatë e xhirafës bën që ato të ruajnë rrotull për predatorë por të vegjëlit nuk mund ta bëjnë.
“Kisha emocine të përciera, dashuri për xhirafën por dhe mirëkuptim për luaneshën, e cila ishte pesë deri në shtatë vjeç dhe me siguri kishte këlyshë për të ushqyer”, shtoi fotografi.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA