Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishin të ftuar Dorina Mema, imami Ylli Gurra dhe balerina Isida Mollaymeri.
Në studio u fol për muajin e Ramazanit, i cila fillon pak orë pas mesnatës së sotme. Imami Ylli Gurra shprehet se do të jetë e vështirë ky muaj këtë vit, sepse besimtarët myslimanë do të privohen nga shumë gjëra, siç mund të jenë falja e “teravive” (që fillon sot dhe përfundon një ditë para Bajramit), ngrënia e iftarëve në grup, por edhe bërja e bamirësisë, që ky muaj përmban me bollëk.
“Edhe pse besimtarët do të falen në shtëpitë e tyre”, thotë imam Ylli “nuk është njësoj si të falesh në xhami”.
“Jemi më shumë se 40 ditë në një dimension të çuditshëm lirie. Mujai i Ramazanit është me peshë, me shpërblim, dhe i mirëpritur nga besimtarët, nga shtatë vjeç e në vazhdim. Kjo situatë e zymtë nuk ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri. Ajo që është e ndryshme, xhamitë do të jenë të heshtura apo kokëulura. Agjerimi nuk pengohet nga të vajturit apo të mos vajturit në xhami. Por ne kemi një ritual që fillon sot dhe përfundon një ditë parë Bajramit, por që nuk do të kryhet. Gjithsesi fryma e objekteve të kultit nuk zbret në nivelin e shtëpive të banimit. Një tjetër dimension bujarie do t’i mungojë këtij Ramazani, janë dhe ngrënia e iftarit (iftari- pas orëve të agjërimit, bëhet konsumimi i ushqimit, në orarin e caktuar) në grup. Pra një klimë dhe atmosferë e paparë. Nuk është kurrsesi një atmosferë që e ka menduar një agjërues apo agjërues. Institucioni do të përpiqet që të mbajë një komunikim online, por prezenca në objektet e kultit, bujaria e iftareve, nuk mund të zëvendësohet me fuqinë e virtualitetit që të ofrojnë platformat online. Kjo do të jetë dhe pengu më i madh i besimtarëve që kanë pasur këtë mirësi në mendje (të bëjnë bamirësi gjatë këtij muaji). Është synimi dhe dëshira e mirë për t’u bashkuar në një sofër”, u shpreh imami.
Balerina Isida Mollaymeri, u shpreh se ka 13 vite që agjëron dhe nuk ka ndërmend që këtë ritual ta ndalë këtë vit. Ndër të tjera, ajo tha se ka agjëruar në momente të vështira, teksa ka qenë duke performuar në skenë apo duke u ushtruar për orë të tëra. Për të ky agjërim do të jetë më i lehtë, pasi besimtarët do të jenë në shtëpi dhe larg aktiviteteve të përditshme. Ndërkaq, Isida zbuloi se çdo vit shkon në Turqi gjatë kësaj periudhe, por pandemia e koronavirusit, ia “prishi” këtë “traditë”.
“U bënë më shumë se 13 vite, dhe s’ka si të ndalojë. Kjo do të tregojë sa të bashkuar jemi dhe sa dashuri kemi për njëri-tjetrin. Të them të vërtetën unë kam agjëruar dhe në momente shumë të vështira, kur kam qenë në koncerte. Por kolegët nuk kanë pirë asnjë gëllënk ujë në prezencën time. Do të jetë shumë e lehtë për ta mbajtur. Unë gatuaja vetë dhe shtroja iftare, nuk do e bëj. Ana sociale do të jetë e vështirë. Emocionet që më dhuronin miqtë kjo do të jetë e vështirë për mua. Në muajin e ramazanit shkoj gjithnjë në Turqi, dhe kjo është një pjesë e rëndësishme që do të më mungojë. Ky muaj është i sakrificës dhe në këto momente sakrifica dhe të mirat që duhet t’i japim njëri-tjetrit është asgjë”, tha Isida.
Ndërkohë, Dorina Mema, u shpreh se përtej një nevoje shpirtërore, agjërimi është dhe një nevojë biologjike.
“Nëse agjërojmë pastrojmë zorrën e trrashë”, thotë Dorina. Ndër të tjera, ajo tha se bamirësia nga ana e saj nuk do të mungojë, por do të vijojë me aq sa ajo ka mundësi. Ndërsa një nga mungesat më të mëdha për Droinën është aspekti social, pasi situata e krijuar nga virusi korona, nuk do të lejojë që të besimtarët të mblidhen dhe të konsumojnë iftar me njëri-tjetrin.
“Duke i uruar të gjithë besimtarëve një agjërim sa më të lehtë dhe lumturi për të gjithë. Muaji i Ramazanit ndikon shumë mirë në pastrimin e zorrës. Të ushqehemi me drithrat, por të mënjanoni kafeinën. Për arsyen ekonomike, sepse fatkeqësisht ka shumë familje që nuk kanë pasur buxhet mënjanë për të përballuar këtë situatë. Por të qëndruarit në shtëpi, na bën më të lehtë këtë muaj. Nuk më ka penalizuar karantina për të bërë sadaka (bamirësi në fenë islame) sepse kemi pasur një orar për të lëvizur dhe unë kam ndihmuar disa familje në nevojë. Buka nuk duhet të mbahet, një mysliman nuk e mban bukën, por e ndan bukën. Që të hamë iftarin vetëm do të jetë e vështirë. Këto janë sporva dhe sprovat janë për njerëzit e fortë, të mirë. Allahu do të na mbrojë gjatë kësaj kohe. Vitet e kaluara, shkonim tek farefisi, tek prindërit, tek puna. Stafi im o punës e agjëron. Shkonim dhe hanim iftar në restorant. Ne jemi qënie sociale ne kemi shqisa, këto shqisa na rrisin hormonet e kënaqësisë”, u shpreh Dorina.
Top Channel