Në Gjermani i është dhënë drita jeshile fillimit të testimit të vaksinës anti-Covid tek njerëzit. Vaksina e katërt e këtij lloji në botë që merr miratimin për testimin klinik.

Gjermania do të fillojë testimet e para klinike në vend të një vaksine të mundshme kundra koronavirusit.

Në këtë testim do të marrin pjesë 200 persona, në gjendje të mirë shëndetësore, midis moshës 18 dhe 55 vjeç, të cilëve do të ju injektohen disa variante të vaksinës, të krijuara nga kompania BioNTech.

Shkencëtarët do të provojnë efikasitetin e kësaj vaksine, e cila do të siguroj imunitet ndaj koronavirusit.

Pritet që teste shtesë të bëhen në shumë njerëz, përfshirë ata me nivel më të lartë rrezikshmërie nga sëmundja, e gjitha kjo do të kryhet në një fazë të dytë.

Shkencëtarët dhe studiuesit po përpiqen të gjejnë një vaksinë për virusin e ri që ka infektuar mbi 2.57 milionë njerëz në të gjithë botën dhe ka shkaktuar vdekjen e mbi 177 mijë të tjerëve.

Derisa të arrijnë në një zbulim të tillë, ekspertët shëndetësorë janë duke trajtuar pacientë me ilaçe anti-malarie, përfshirë hidroksilkorin dhe klorurinë, të cilat kanë treguar rezultate pozitive për infeksionin e mushkërive të shkaktuar nga koronavirusi.

Rikujtojmë se:

-Papa Françesku thotë se bashkëpunimi është mënyra e vetme për të përballuar sfidat e mëdha të paraqitura nga koronavirusi.

-Presidenti Trump tha se lëshimi i kartave të gjelbërta të SHBA, ose kartave të qëndrimit të përhershëm, do të pezullohet për të paktën 60 ditë – por me “përjashtime të caktuara” ende për t’u përcaktuar.

-OKB ka paralajmëruar se koronavirusi mund të dyfishojë varfërinë

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA