BRITANI E MADHE – Britani e Madhe ditën e enjte do të fillojë testimin e vaksinë Covid-19 tek njeriu.
Lajmi është konfirmuar nga sekretari i ministrisë së Shëndetësisë britanike Matt Hancock. Ai tha të martën se një vaksinë e zhvilluar nga studiuesit në Universitetin e Oksfordit do të testohet te njerëzit të enjten.
“Në periudha normale, arritja në këtë fazë do të zgjaste me vite dhe unë jam shumë krenar për punën e bërë deri më tani,” tha ai në një konferencë per shtyp.
Hancock shtoi se do të vërë në dispozicion të shkencëtarëve në Oxford 20 milion £ (24.5 milion dollarë), si dhe një shtesë prej 22.5 milion £ në fonde për studiuesit në Imperial College London.
Deri tani në Britaninë e Madhe numri i viktimave nga koronavirusi ka arritur në 17 287 , ndërsa numri total i të infektuarve është rreth 126 mijë.
Top Channel