Gjermania nisi këtë javë me kujdes zbutjen e disa masave kufizuese në kuadër të krizës së koronavirusit.

Kancelarja Angela Merkel e ka kritikuar në një mënyrë të pazakontë për të me mjaft ashpërsi debatin që po zhvillohet në vend lidhur me këtë hap të qeverisë. Në një video-konferencë të kryesisë së partisë së saj, CDU, kancelarja u shpreh e shqetësuar, që mesazhi i lehtësimit të kujdesshëm të izolimit ka çuar në një “orgji diskutimesh për hapjen”.

Ashtu si më parë, duhet që qytetarët të respektojnë rregullat e distancës dhe masa të tjera mbrojtëse, tha Merkel. Kancelarja kujtoi se për masat e tjera do të diskutohet më 30 prill mes federatës dhe landeve. Por më e rëndësishme është se si do të jetë gjendja pas një jave. Vetëm nga data 8 apo 9 maji, u shpreh ajo, do të kemi një tablo më të saktë, se si do të ecet përpara me ekonominë dhe si do të veprohet me shkollat.

Federata dhe landet ranë dakord që pas katër javë mbylljeje të detyruar, nga e hëna të hapen dyqanet deri në madhësi 800 metra katrorë. Në disa lande kanë filluar shkollat për nxënësit maturantë. Por rregullat e ndalimit të kontaktit janë në fuqi deri më 3 maj. Bavaria ndërkohë ashpërsoi masat dhe futi detyrimin e maskës në të gjitha dyqanet dhe qarkullimin urban.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA