“Kujdes, nënat të mos shoqërohen me shoqe”/ Kohë pandemie, sot Tirana e mamave dhe fëmijëve
19/04/2020 09:31
Ashtu siç u bë me dijeni nga kryeministri Edi Rama, sot, deri në orën 11:00 do të mund të dalin në këmbë në qendrat urbane vetëm nënat me fëmijët deri në 10 vjeç.
Mëngjesin e sotëm, në kryeqytet ka nisur shëtitjen grupi “i privilegjuar” i ditës së sotme. (Më poshtë do të shihni fotot e siguruara nga Tirana).
“? KUJDES! NËNAT DUHET TË MOS SHOQËROHEN ME SHOQE DHE FËMIJËT DUHET TË MBAHEN LARG ÇDO KONTAKTI ME FËMIJË TË TJERË?
? TË GJITHË NE BABALLARËT, FËMIJËT MBI 10 VJEÇ DHE TË MOSHUARIT NË SHTËPI DERI TË HËNËN NË ORËN 05.00?”- shkruhej dje në postimin e Ramës.
Top Channel