Sëmundjet e “varrosura” në akullnajave mund të zgjohen kërcënueshëm me rritjen e temperaturave

17/04/2020 21:44

Bota ka ndaluar teksa koronavirusi ka detyruar pjesë të tëra të globit të izolohen dhe asnjëherë më parë njerëzimi nuk ishte gjunjëzuar kështu nga një virus, pas shpikjes së anti-biotikëve.

Covid-19 lindi më 31 dhjetor dhe deri tani ka vrarë më shumë se 150,000 njerëz e ka infektuar mbi 2 milionë. Covid-19 është një variant i ri koronavirusi prandaj për këtë nuk ka vaksinë apo kurë, shkruan Mirror.

Kjo sepse teksa viruset evoluojnë, të njëjtën gjë bën dhe aftësia e njeriut për t’i kontrolluar, por tashmë frikat po shtohen se bakterie që besoheshin të zhdukura nga globi mund të rikthehen kërcënueshëm prej ndryshimeve klimatike.

Me ritjen e temperaturave, shtresa të përhershme akullnajash po shkrihen, disa prej të cialve kanë qenë të ngrira prej mijëra vjetësh.

Ekspertët thonë se tokat e reja të çliruara nga akulli përmbajnë bakterie e viruse që kanë qenë të fjetur për mijëra vjet, dhe pas zgjimit të tyre mund të rezultojnë vdekjeprurës.

Katër vjet më parë në një nga zonat më të largëta të botës, në Siberi, një 12 vjeçar vdiq nga antraksi dhe 20 njerëz të tjerë u trjtuan në spital nga infeksioni vrasës.

Dyshimet e studiuesve thonë se virusi është ringjallur nga një dre i ngrirë që mund të jetë vrarë nga antraksi 75 vjet më parë deri në valën e verës së nxehtë.

Nga kufoma e shkrirë e drerit, antraksi besohet se ka kaluar në tokë dhe ka gjetur rrugën në burimin e ujit, për të depërtuar në zinxhirin ushqimor të njerëzve.

Në vitet 1900-të më shumë se 1 milionë drerë janë vrarë nga antraksi dhe në shumë vende ato janë ende të mbuluara nga akulli.

Teksa akullnajat mbeten të ngrira për qindra apo mijëra vjet, studiuesit besojnë se ato kthehen në vendin e përkryer për mbijetesën e bakterieve.
Nga toka e ngrirë mund të ketë shumë tmerre që ringjallen, siç ishte Gripi Spanjoll që vrau 50 milionë njerëz në 1918 deri në 1920, murtaja apo lia.
Në Alaskë ka varre masive të ngrira të gripit Spanjoll, dhe studimet kanë zbuluar ADN-në e virusit. Shqetësime ka për varret masive të murtajes e lisë në Rusi.

Por lajmi i mirë është se jo të gjithë viruset i mbijetojnë të ftohtit për shumë gjatë. Më shumë gjasa për “t’u zgjuar” janë viruset që vijnë nga sporet.

Teksa akujt Arktikë shkrihen dhe nivelet e detit ngrihen, tashmë mund të arrihen toka të reja të paeksploruara më parë. Kjo sjell mundësinë e shpimeve minerare apo të naftës, që gjithashtu mund të rezultojnë fatale në lidhje me viruset që mund të ngjallin.

Biologu në Universitetin Aix-Marseille ne France, Jean-Michel Claverie ka thënë së fundmi : “Mundësia se njeriu mund të marrë një virus nga Nandertali i zhdukur prej kohësh, do të thotë se idea e çrrënjosjes së një virusi është e gabuar dhe na jep një sens të rremë sigurie”.

FOTO GALERI
2/5
Dyshimet e studiuesve thonë se virusi antraks është ringjallur nga një dre i ngrirë që mund të jetë vrarë nga antraksi 75 vjet më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA