Natyra ka krijuar mijëra gjallesa, si kafshë, insekte, bimë, shpendë, zogj,  për t’u përshtatur me mjedisin ku jetojnë. Kjo shpesh shërben dhe si një formë mburoje që një gjallesë inferiore (krimbi i mëndafshit) të mbrohet ndaj një superiore(zogjtë e llojeve të ndryshme).

Fotografitë e mëposhtme janë realizuar në pyjet e Kinës, nga fotografi John Horstman. Gjatë ekspeditës së tij, John ka fotografuar, bretkosat e lëvoreve të pemës, krimba mëndafshi si edhe fole fluturash. Por ajo që del në pah është cilësia e këtyre insekteve për t’u kamufluar dhe bërë një me natyrën.

“Ka qenie të gjalla të mahnitshme në çdo cep të votës. Insektet shpesh janë në lëvizje, por për të realizuar foto të mira, duhet të ulesh dhe vetëm të kesh durim, për të pritur momentin tënd”, tha fotografi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA