Preket edhe Mallakastra/ Rasti i parë një infermiere, dezinfektohet qendra shëndetësore
16/04/2020 10:50
Është konstatuar rasti i parë me Covid-19 në Mallakastër.
E infektuara është një infermiere në Qendrën Shëndetësore Aranitas, banore e fshatit Metoh, Mallakastër. E infektuara ka rezultuar pozitive pas testeve të kryera për gjithë personelin e qendrës shëndetësore. Infermierja e infektuar me koronavirus është vetëizoluar në banesën e saj.
Dje në mbrëmje është bërë edhe dezinfektimi i qendrës shëndetësore.
Top Channel