“Dhunë është zhvatja e ministrave ndaj shqiptarëve”, Berisha flet pas protestës për ‘Politico’, Rama i përgjigjet: S’janë armiq, por bashkëqytetarë të dëshpëruar 23/12 21:30
Deputeti i Shkodrës, Zef Shtjefni ka paralajmëruar se nuk do t’i votojë ndryshimet në Kodin Penal, duke i cilësuar si të panevojshme.
Gjatë fjalës së tij, Shtefni i kërkoi shumicës qeverisëse që të ketë shumë kujdes me Shkodrën.
“Shteti të bashkëpunojë me qeverisjen lokale në Shkodër, masat e marra tani siç ishte mbyllja e tregjeve, duhet të ishte marrë që në fillim. Ndaj ju them me Shkodrën të keni kujdes! E ka larë me gjak demokracinë Shkodra, s’ka si e lan me vdekje edhe pandeminë, ndaj të keni kujdes. Ndryshimet në Kod nuk do i votoj sot”, tha ai.
Deputeti shtoi se masat në Shkodër duhet të ishin marrë shumë më herët, çka sipas tij shkaktuan përhapje të virusit.
Top Channel