Në Klinikën Infektive, QKUK, sot gjenden të hospitalizuar gjithsej 72 pacientë.

Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë 63 pacientë. Në pritje të rezultateve për 5 raste, ndërsa 4 raste janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid -19.

Këto të dhëna i ka bërë të ditura zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik HotiKy është njoftimi i tij: Nga 63 pacientë të infektuar me Covid 19:

• 50 raste janë në gjendje stabile,

• 10 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

• Në mjekimin intensiv janë në gjendje kritike 4 pacientë prej të cilëve njëri (1) është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tre pacientë (3) janë në ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA