Në brendësi të fisit Mundari, aty ku mendojnë se urina e kafshëve të mbron nga infeksionet

15/04/2020 19:18

“Të dhënë pas bagëtive”, kështu mund të përkufizohet fisi Mundari, i cili ndodhet në Sudanin e Jugut. Fotografitë e mëposhtme janë realizuar nga fotografi Roberto Pazzi në fshatin Terekeka, rreth 55 kilometra në veri të qytetit Juba.

Jeta e këtij fisi është e fokusuar drejtpërsëdrejti me bagëtinë, madje ata ndjekin një ritual tepër të veçantë: “Bëjnë dush me urinën e kafshëve”!

Anëtarët e fisit mendojnë se në këtë mënyrë mbrohen nga infeksionet e mundshme që mund t’u shfaqen. Ashtu si në Indi, banorët e fisit i konsiderojnë lopët si të shenjta dhe nuk ushqehen me mishin e tyre, si rrjedhojë dieta e tyre ditore përbëhet nga bazë qumështi dhe kosi.

“Ata janë shumë të lidhur me kafshët. Asgjë nuk është më e rëndësishme për ta se kafshët. Fisi përdor qumështin e tyre, urinën, plehun, por kurrë mishin. Ata i adhurojnë sidomos Lopët. Çdo familje ka së paku 15 lopë”, tha fotografi.

FOTO GALERI
3/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA