Jetoi dy Luftërat Botërore, tashmë mposht edhe koronavirusin! Njihuni me gjyshen “e hekurt” në Britani

15/04/2020 17:38

Një grua plot 106 vjeç është bërë pacientja më e vjetër në Britaninë e Madhe që mposht koronavirusin.

Ajo së fundmi është rikuperuar plotësisht dhe ka lënë spitalin ndërsa në media shërimi i saj është shpërndarë si një triumf frymëzues për të gjithë të prekurit e tjerë.

Gjyshja e quajtur Connie Titchen e cila ka jetuar dy Luftëra Botërore, u shtrua në spital muajin e kaluar teksa rezultoi se ishte infektuar me Covid-19.

Por asaj iu deshën më pak se tre javë luftë me CoVid-19 për ta mundur atë dhe për tu kthyer në shtëpi shëndoshë e mirë.

Pas largimit nga Spitali i qytetit Birmingham, ajo tha: “Ndihem shumë me fat që kam luftuar kundër këtij virusi. Mezi po pres që ta shoh familjen time”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA