Policia e Kosovës ndalon 55 persona që nuk i respektuan masat kundër koronavirusit
14/04/2020 11:44
Policia e Kosovës ka ndaluar 55 persona, të cilët nuk i kanë respektuar masat e vendosura nga autoritetet për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se në 37 raste janë hasur 55 persona që dyshohen për veprën: “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.
Me masat e deritashme të Qeverisë në detyrë të Kosovës, lëvizja e qytetarëve ka qenë e ndaluar nga ora 17:00 deri në orën 06:00.
Ministria në detyrë e Shëndetësisë ka njoftuar të hënën se nga data 15 prill do të hyjnë në fuqi masa të reja, në bazë të të cilave qytetarët e Kosovës do të lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm një orë e gjysmë në ditë dhe atë vetëm për nevoja thelbësore.
Top Channel