Policia e Burrelit ka bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e një 26-vjeçari, i cili së bashku me dy persona të tjerë, plagosi me thikë vëllezërit A.SH., 25 vjeç dhe A.SH., 22 vjeç.

Ngjarja është shënuar në qytetin e Burrelit, në datën 4 janar të këtij viti.

Shtetasi A.N, një prej pjesmarrësve në krim, u arrestua ditën e ngjarjes, ndërsa një tjetër është i shpallur në kërkim.

Burrel

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim

Kapet dhe arrestohet autori i dytë, i cili me datë 04.01.2020, në bashkëpunim me 2 persona të tjerë, plagosën me thikë dy vëllezër.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, pas një pune dhe hetimi 3 mujorë, gjatë ditës së sotme kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e personit në kërkim :

L. L., 26 vjeç, banues në Burrel.

Ky shtetas me datë 04.01.2020, në bashkëpunim me shtetasin A.N, (i arrestuar ditën e ngjarjes), dhe shtetasin e shpallur në kërkim XH.M , pas një konfliktit për motive të dobëta, në rrugën ”Kuvendi i Dukagjinit”, Burrel, kanë plagosur me thikë dy vëllezërit A.SH 25 vjeç dhe A.Sh 22 vjeç, banues në Burrel.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprat penale të “Vrasje me dashje” mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim, “Përkrahja e autorit të krimit”.

Top Channel