Turizmi është një nga sektorët më të rëndësishëm për ekonominë e vendit e veçanërisht për rajonin e Durrësit ku qindra biznese po vuajnë pasojat e pandemisë, ndaj mbështetja nga shteti me paketa financiare lehtësuese vlerësohet nga operatorët turistikë si e vetmja mënyrë për të mbijetuar dhe rimëkëmbur këtë sektor.

Pavarësisht kohës së bukur dhe sezonit, ku duhej të kishte nisur plazhi tani dhe çdo gjë të ishte në lëvizje, po ne jemi të mbyllur në kuadër të kësaj pandemie. Me vendim qeverie janë aktivitete të mbyllura që nuk funksionojnë. Urojmë që kjo periudhë të kalojë sa më shpejt pasi turizmi është një industri parësore për rajonin dhe veçanërisht për Shqipërinë. Vjet filloi të ishte një bum, motorr kryesor i ekonomisë shqiptare. Ky vit e paralizoi këtë lokomotivë të ekonomisë.

-Ftoj të gjithë turistët dhe shqiptarët që këtë vit vëmendjen për pushime ta kenë në Shqipëri për të provuar turizmin shqiptar, gatimet, traditat tona dhe jo të shkojnë jashtë shtetit. Le ta vejmë vetë në lëvizje këtë industri kaq të rëndësishme për vendin dhe punësimin.

Sa punonjës kanë dalë papunë në biznesin tuaj?

Qeveria ka hapur një dritë jeshile duke mbështetur pagat e punonjësve (për biznesin e vogël). Shteti ka paguar pagat e tyre. Unë aderoj dhe në shoqatën ATA dhe kemi bërë kërkesat tona për suportin dhe masat që duhet të merren më tej nga Qeveria.

Biznesi i turizmit do kohë që ta marrë veten. Do shtrirje në kohë që të rikuperohet, megjithatë me planin B presim ndihmë nga qeveria dhe ku do të përqëndrohet ajo. Ky është një sektor që nëse mbështetet sot e kthen.

-Çfarë prisni kontretisht nga paketa mbështetëse?

Nëse do të kishim uljen e TVSH-së për baret dhe restorantet, sepse hoteleria është e përfshirë, si dhe uljen e tatim-fitimit për një periudhë kohore që do të vlerësohet në varësi të zgjatjes së kësaj krize për aplikimin e uljes së TVSH dhe tatimit mbi fitimin. Gjithashtu dhe pushteti vendor duhet të bëjë heqje penalitetesh në taksat vendore dhe aspekte të tjera që lidhen me mbijetesën e këtij sektori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA