COVID-19/ A janë marrë masat e duhura? Ekspertët debatojnë ashpër mes tyre

13/04/2020 17:14

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishin të ftuar mjekët Dritan Ulqinaku dhe Edomond Stojku, si edhe aktivistja Delina Fico dhe aktori Neritan Lica.

Fillimisht mjekët argumentuan që masat e marra nga qeveria janë të duhurat, pasi sipas tyre kjo ka bërë që rastet e reja dhe numri i vdekjeve të jetë më i ulët në vendin tonë, krahasuar me vendet e tjera. Po ashtu ata shtuan që e kemi kaluar pikun dhe tani jemi në fazën e rënies së kurbës. Ndërkaq, edhe aktivistja Delina Fico “përshëndeti” masat e qeverisë dhe tha se këto ditë duhet të dëgjojmë vetëm mjekët, për të frenuar sa më shumë përhapjen e kësaj pandemie. Sfidën e vërtetë, Delina e shikon kur të mbarojë kjo pandemi dhe do t’i rikthehemi normalitetit. Sipas saj qytetarët, edhe pas epidemisë, deri në zbulimin e një vaksine, do të duhet të respektojnë ende këto masa siç janë: distancimi social dhe respektimi i higjienës.

“Për momentin po ja dalim në mënyrën mëse normale, si një sëmundje jo shumë agresive, kemi kapacitete të nevojshme. Kemi respiratorë të mjaftueshëm, jemi në një situatë krejt tjetër nga ajo e marsit. Pikun e kemi kaluar dhe jemi në zbritje, në momentin që kemi këto masa. Ajo që profesor Xhepa (Ka thënë që koronavirusi nuk po gjen shumë terren në Shqipëri, sepse në kohën e diktaturës janë bërë një mori vaksinash) ka hedhur, është një hipotezë, por që nuk është e bazuar me fakte. Kemi pasur ndoshta një nga epidemitë më të rënda të këtyre viteve të fundit. Por gjithashtu ne nuk kishim të sëmurë me vdekje. Nëse vdekshmëria është deri tek 00.1 % nga gripi, në vende të ndryshme shkon deri në 5%. Fakti është që vendet e Evropës Lindore kanë pasur një numër të vogël të infektuarish, kjo ka të bëjë dhe me vaksinën e turbekuluzoit, por është shpejt për të dhënë një konkluzion të saktë. Në këtë moment flasim që shifrat flasin në favor të Lindjes”, u shpreh mjeku Dritan Ulqinaku.

“Nëse flasim për pikun mendoj që përgjigjet i dha doktor Ulqinaku. Fasha orareve bëhet me anë të një pyetësori. Unë mendoj që ajo që tha doktori tani është, kemi arritur pikun. Vendimet janë marrë në kohën e duhur. Atëherë unë mendoj që çdo popullatë ka një ndarje të caktuar. Në këtë variant janë ndërtuar dhe qeveritë, mënyra e të sjellurit. Në Norvegji, Suedi jo vetëm ushqimi në familje (I referohet ushqimeve që porositen dhe t’i sjellin në shtëpi), por edhe diskot kanë qëndruar të hapura. Në mentalitetet e tyre kanë një sjellje të ndryshme, kanë sjellje të ftohtë (I referohet vendeve Nordike, si Suedia, Norvegjia, Danimarka), kjo ka ndikuar. Gjatë kësaj kohe të pandemisë, shqiptarët jo se janë të frikësuar. Por shqipëtarët kanë vënë re një ndërgjegjësim kolektiv”, u shpreh doktor Stojku

“Shiko unë jam nga ata persona që besojnë tek profesionistët. Grupi teknik që merret me masat për të përballuar epideminë. Unë jam një person që i bindet masave. Edhe kur masat do të relaksohen, neve na duhet si shoqëri të tregojmë shumë kujdes. Kur kam dalë, kam dalë me leje, një herë në tre ditë për të bërë pazare. Unë në fakt kam vënë re që shumica e qytetarëve zbatojnë rregullat. Ka tek tuk ndonjë njeri që i duket vetja trim dhe shkel rregullat. Kthimi në normalitet nuk do të thotë që jeta do të jetë si e dikurshme, deri sa të dalë vaksina, ne duhet të mësohemi me një rregull të ri. Mos prekim fytyrën me duar, mos të prekim të tjerët, të lajmë duart, të mbajmë distancë. Jo nga frika, kjo tregon që njerëzit janë të ndërgjegjësuar, që duhet të kontribuojmë dhe duhet të zbatojmë rregullat. Unë mendoj se një kontribut që ne duhet të japim, është t’u bindemi ekspertëve. Kemi pasur raste të identifikuara, një situatë të menaxhueshme. Duhet thënë që deri më tani masat kanë qenë të efeksthme”, u shpreh aktivistja.

Në këtë moment ndërhyri dhe aktori Neritan Licaj. Ndryshe nga parafolësit Neritani, kishte një qasje krejt ndryshe në lidhje me situatën, gjë e cila nxiti dhe debat mes të ftuarve. Ai u shpreh se masat sipas tij janë të ashpra, edhe këto masa bien ndesh me të drejtat e njeriut.

Neritan Licaj: Është pak e vështirë të përcaktohet. Në qoftë se këto masa janë të pa studiuara, janë 60 orë izolim. Në qoftë se u lirua, ne nuk duhet të spekulojmë pa parë reagimin. Mund të jetë dhe kjo tjetra që, shqiptarët janë ndërgjegjësuar. Duhet ndjekur situata sipas zhvillimeve. Duke bërë një krahasim me vende shumëfish më të prekura, janë marrë masa shumë të rënda se ne, këto masa rezultuan që nuk janë të vërteta. Ishin masa të tepërta. U morën disa masa, pa e parë se si do të ishte reagimi i shoqërisë. Në Itali, askush nuk u vendos në 50 orë karantinim pa dalë fare.

Delina Fico: Unë jam e ndërgjegjshme për shqetësimet e të drejtave civile, sepse ka vende që situata e covid-it, po marr rastin e Bullgarisë. Por në situate të tilla të jashtëzakonshme, ka pezullim të përkohshëm, si përshembull pezullimi i lëvizjes së lirë. Kjo është bërë për shkak të situatës. Përtej kësaj gjëje i vetmi kontribut është t’iu besojmë zyrtarëve, mjekëve ekspertëve, lufta ndaj saj është në proces e sipër. Ne si njerëz të thjeshtë që nuk jemi të kësaj fushe nuk duhet të hamendësojmë. Padiskutim kultura e çdo vendi ndikon. Në Suedi kur ke një nivel të lartë të respektimit të ligjit nga qytetarët. Ti i thua njerëzve rri në shtëpi dhe mos dilni, dhe të gjithë qëndrojnë në shtëpi. Në Milano, kur këto urdhra nuk ishin dhënë akoma, bëhej parti me sloganin: “nuk duam t’ia dimë nga virusi”. Këto situate janë më mirë të rrish e sigurtë sesa i keqardhur.

Neritan Licaj: Përse OKB, tërhoqi vëmendjen se po shkelni të drejtat e njeriut. Mua s’më ka dalë asnjë specialist që të thotë duhet të rrish t’i 50 orë në karantinim. OBSH-ja është organizmi më i lartë që mbron shëndetin e botës tërë. Në luftë pyetet gjenerali dhe jo njëri që nuk merr vesh. Dhe OBSH-ja është gjenerali i kësaj lufte. Nëse abuzon s’është faji i OBSH-së. Nëse s’ke mjekë, pajisje, tamponë, sështë faji i OBSH-së. OBSH-ja nuk është vendimmarrëse. Edhe shqipëtarëve i tha (i referohet Kryeministrit) nuk është fundi i botë dhe pas dy ditëve, u tha ka plasur lufta.

Edmond Stojku: OBSH-ja ka marrë kritikat më të ashpra, për programet, propozimet që ajo reflektoi në fillim të pandemisë. Nëse na keni thirrur si specialistë, ne po flasim, s’po bëjmë politikë sepse do të bëjmë një kazino këtu.

Delina Fico: Nuk e di kur i ka parë Neritani këto, por më duket se i ka parë në ëndërr.

Neritan Licaj: Fico me ndërmend e the, janë fakte historike. Para se të fillonte tha nuk kemi asnjë rrezik, më pas dërma.

Delina Fico: Na duhet shumë durim dhe tolerancë me njëri-tjetrin. Disa kanë probleme të shëndetit mendor. Kështu që të vijojmë të zbatojmë rregullat dhe të kontribuojmë që situate të mos përkeqësohet. OBSH-ja duhet ta merrte më seriozisht virusin dhe duhet të ndërmerrte masa më të rënda, për të parandaluar këtë pandemi. Dërma me dy raste?! Jemi bashkë të gjithë në këtë rast. Nëse të zë virusi s’ka të bëj partia x partia y. Unë një natë m’u desh të dilja sepse ishte një grua e moshuar që jeton vetëm dhe familjarët ishin shumë të shqetësuar. Mora policinë në telefon, i shpjegova rastin, i kërkova leje dhe më dhanë leje. Mua më dhanë leje. Ka gjithmonë një mënyrë për të adresuar ankesat. Është normale të pranojmë që këto masa deri më tani kanë funksionuar. Sipas të dhënave, të shohim si do të shkojmë, sepse e gjitha është një pikëpyetje. Sot është dita me ndenjur tek karrigia jonë si gazetar, aktor, inxhinier dhe të dëgjojmë mjekët.

Neritan Licaj: Nuk jemi bashkë, se në momentin që shtrembërohet e vërteta s’jemi bashkë. Jo. Unë nuk jam kundër rregullave. Unë them që është abuzuar me rregullat. Italia nuk ka orare që nuk duhet të dalësh 50 orë nga shtëpia. Unë rregullat i kam zbatuar, problem është se sa këto rregulla sa e prekin të drejtat e njeriut dhe sa abuzohet. Ta mbyllësh popullin në arrest shtëpie? Ka edhe persona që kanë një hall dhe s’mund të marrësh leje. Nga e shtuna në orën 13:00 deri të hënën, duhet të dal sepse m’u ka çarë tubi ujit dhe po më përmbytet pallati. Nuk ka ekspert shqipëtar që ato 50 orë e shpëtojnë Shqipërinë. Nuk ka një ekspert shqipëtar që thotë që të qëndrojmë një javë në shtëpi dhe mbaron gjithçka. Në një lloj mënyre edhe mbi specialistët ka parë presion, ky është mendimi im.

Dritan Ulqinaku: Unë jam dakord me masat e marra nga qeveria, por sistemi jonë shëndetësor nuk ishte aq i përgatitur sa sistemet e vendeve të tjera. Kur flasim për këtë virus, rreth 20%, preken mjekët. Unë jam shumë partizan për mbrojtjen e rregullave, ishim të pa përgatitur dhe na duhej kohë, me këto masa ne na u dha ajo kohë. Asnjë vend në Ballkan, kanë të bëjnë edhe masat e marra, por edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve. Është ndryshe sot Serbia, Maqedonia, Kosova, vendi ynë është më mirë. Nuk ka asnjë gjurmë epidemiologjike, që kemi kaluar covidin, nuk abuzohet në këtë mënyrë. Nuk është zbuluar në Shqipëri, ndoshta duhet të ishin me vlerë studimet e reja në vazhdim. Mjekët do të dëshironin, që të mos u zbusnim rregullat deri sa të mbarojë kjo pandemi dhe të shkojmë në nivelin e Kinës, pra të mos kemi rastet e reja.

Edomond Stojku: Unë kam idenë që presioni ka qenë i mjekëve mbi kryeministrin. Por afrimiteti i kryeministrit dhe medias, ka bërë që të mendohet që qeveria ka presion në mjekët.

Top Channel