Punonte me kinezë, vdes nga koronavirusi nëna e katërnjakëve “mrekulli”

12/04/2020 16:48

Shabnum Sadiq, e njohur ndryshe si mamaja e katërnjakëve “mrekulli”, të cilët sipas doktorëve në vitin 2006, nuk mund t’i sillte dot në jetë pasi ishte e rrezikshme e duhet të mbante vetëm njërin prej tyre, por vendosi t’i mbante duke i lindur me operacion cezarian, ndërroi jetë disa ditë më parë nga koronavirusi.

39 vjeçarja nga Palestina punonte si menaxhere e kujdesit të klientit për linjën ajërore “British Airways” në Heathrow, Mbretëri e Bashkuar, ku kishte dhe shumë kontakte me pasagjerë nga Kina.

Përpara se të infektohej me Covid-19, Sadiq, i tregoi bashkëshortit të saj, Khizran, për frikën që kishte nga puna me kinezë në fillimin e pandemisë.

Nëna e katërnjakëve, e cila rezultoi pozitive me koronavirus pasi kishte kollë të thatë, i tha përmes Skype fëmijëve e burrit se nuk do të kthehej, e se jeta e saj mori fund.

Shabnum kaloi 24 orë në spital me respirator para se të vdiste të hënën e kaluar, e të shkonte te familja në Palestinë.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA