Plazh i karantinës/ Vlonjatët “hapin sezonin” me CoVid-19 “nëpër këmbë”

12/04/2020 09:56

VLORË- Edhe pse e gjithë Shqipëria është në karantinë dhe në izolim për shkak të Covid-19, disa qytetarë në Vlorë kanë zgjedhur që këtë të diel të shijojnë rrezet e diellit në breg të detit.

Nga  pamjet e siguruara nga Top Channel shihen qytetarë të shumtë duke bërë plazh ndërkohë që rreth e rrotull nuk forca të rendit për t’i këshilluar që të shkojnë në shtëpi dhe të mos bëhen burim potencial i përhapjes së CoVid-19.

Deri më tani në Vlorë janë 5 të infektuar ndërsa një person ka humbur jetën për shkak të Covid-19.

FOTO GALERI
5/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA